Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin nga prestigjiozja amerikane “CNN”, ku e rendit Shqipërinë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.
“SHQIPËRIA, NJË PERLË MESDHETARE dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”,-shkruan Rama.