Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Shqipëria po e humbet shansin që Kosova i dha me taksën ndaj Serbisë

20:53 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kssssss
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo është një mundësi shumë e mirë, por bizneset shqiptare nuk po arrijnë dot që të shfrytëzojnë rritjen 100% të taksave, që qeveria “Haradinaj” u ka vendosur produkteve serbe. Ka kaluar rreth një muaj që kur u mor vendimi dhe është ende herët për të parë efektet ekonomike, por nga të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duket se Shqipëria nuk ka mundur dot të rrisë eksportet drejt Kosovës.

Nga data 1 deri më 22 dhjetor, periudhë kjo që përkon me rritjen e taksës për prodhimet serbe, eksportet shqiptare drejt Kosovës ishin rreth 13 milionë euro dhe zunë 9% të totalit të eksporteve tona, kurse në muajin nëntor u eksportuan 22 milionë euro mallra, ose 9.3% e totalit.

Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, thotë se me shumë gjasë kjo do të jetë një masë e përkohshme, prandaj bizneset shqiptare duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u futur dhe konsoliduar në tregun kosovar.

“Ne kemi marrë të dhëna paraprake nga prodhuesit eksportues shqiptarë, të cilët e kanë shfrytëzuar në këtë moment, këtë dritare mundësie ekonomike që është dhënë nga Qeveria e Kosovës. Natyrisht që kjo është e përkohshme. Natyrisht që ne e kemi theksuar vazhdimisht që ky është thjesht një pozicionim tjetër përkundrejt një negociimi të ardhshëm që do të ketë Qeveria e Kosoves ndaj Serbisë”, tha Arben Shkodra.

Për rritjen e eksporteve, prodhuesit kërkojnë heqjen e pengesave për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

“Shqipëria ka kapacitetet e plota për t’u pozicionuar mirë në tregun e Kosovës. Kemi nevojë vetëm të mos na e vështirësojnë shkëmbimin tregtar. Vështirësim do të thotë që ne të kemi mundësi, që nga fabrikat tona deri në pikën e shumicës në Kosovë të mos kemi barriera tarifore dhe jotarifore. Përditë na krijohen këto gjëra dhe ne mundohemi që si e si të ulim kostot e prodhimit, me qëllim që ne të jemi të konkurrueshëm në rajon. Kështu që ky është një nga elementët e rëndësishëm”, tha më tej Arben Shkodra. / Top Channel/

serbi shans takse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

08:50 / January 30, 2026

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç frikë nga zgjedhjet e parakohshme

13:00 / January 18, 2026

Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë i vështirë

14:04 / December 24, 2025

Presidenti shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare

16:44 / December 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.