Në stadiumin ‘Elbasan Arena’ kuqezinjtë arritën të gjenin rrjetën 4 herë. Ishte Kastriot Dermaku që në minuta e para që zhbllokoi rezultatin dhe ngriti në këmbë të gjithë stadiumin. Por festa nuk zgjati shumë, pasi Islanda barazoi.
Më pas erdhi radha e kapitetin Elseid Hysaj për të shënuar pas një aksioni model. Por me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u duk sikur ishte në gjumë dhe islandezët shënojnë përsëri pas hapësirave të lënë në mbrojtje.
Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Odise Roshi i sapo hedhur në fushë pas një topi të marrë arriti të driblonte kundërshtarin dhe topi i tij shkoi në rrjetët. Festë ne Elbasan dhe në të gjithë vendin. Por kur ende nuk ishte shuar jehona e këtij goli Cikalleshi arriti që të gjentë rrugën e rrjetës.
Shqipëria në këtë mënyrë arrin që të fitojë me rezultatin 4 me 2 kundër Islandës dhe shkon në uotën e 9 pikëve, por qëndron sërish në vendin e katërt. Ndërkohë nga ana tjetër Franca ka fituar me Andorrën, dhe Turqia ka shkatërruar Moldavinë.
Falë goditjes së Sokol Cikalleshit, Shqipëria kaloi në avantazh 4-2 ndaj Islandës.