Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Shqipëria triumfon në turneun e fansave në Gjermani, mposht vendasit dhe fiton Kupën speciale

20:53 / June 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turneu fansave gjermani frankfurt euro 2024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, teksa deri më tani ka luajtur dy nga tre sfidat në grupin B dhe të hënën do të zhvillojë ndeshjen e tretë ndaj Spanjës. Sakaq, veç ndeshjeve finale të Europianit që ka tërhequr vëmendjen e fansave në të gjithë botën, në Frankfurt të Gjermanisë është organizuar ditën e sotme nga UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit një turne për fansat e futbollit, ku morën pjesë 8 ekipe nga Europa, ndër to edhe Shqipëria.

Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, në bashkëpunim me disa tifozë shqiptarë krijoi ekipin e tifozëve të Shqipërisë, që mori pjesë në këtë turne të formatit 9×9. Në grupin e Shqipërisë, shorti përcaktoi edhe skuadrat e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës. Në ndeshjet e luajtura në këtë grup, kuqezinjtë triumfuan në të treja sfidat, duke fituar 4-0 me Italinë, mposhtën 2-0 Ukrainën dhe triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Anglisë.

Në gjysmëfinalet e këtij turneu historik të zhvilluar në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Gjermani, Shqipëria mundi Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu finalen e madhe përballë vendit organizator, Gjermanisë.

Një finale mjaft emocionuese dhe mjaft e luftuar si nga kuqezinjtë tanë ashtu edhe nga Gjermania. Takimi u zhbllokua vetëm në tre minutat e fundit nga Shqipëria, me kuqezinjtë që shënuan tre gola njëri pas tjetrit. Me këtë fitore, ekipi i tifozëve shqiptarë, i krijuar rishtas këtë vit, arriti të marrë një kupë, e para në historinë në llojin e saj. Lojtarët që shkruan historinë për Shqipërinë në këtë turne ishin: Shiqeri Alili, Naser Ilazi, Fatlum Ahmeti, Resul Ahmeti, Arton Tolaj, Shkelqim Hyseni, Astrit Hyseni, Sherif Krasniqi, Ilir Iberdemaj, Bujar Idrizi, Leonit Nuraj.

turneu fansave gjermani frankfurt euro 2024

Federata Gjermane e Futbollit uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.