Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit të lartë”, Rama përfundon sot vizitën në Izrael

09:42 / January 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a6ac3cb3 9ce6 46b2 be95 bf05f47b42ee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jeruzalem, Izrael, në një vizitë zyrtare pune që ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë sot, 27 janar 2026, me pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ngjarje ndërkombëtare zhvillohet për të adresuar sfidat globale në luftën kundër antisemitizmit.

Mëngjesin e kësaj të marte ai ka ndarë edhe një fotoalbum, krahas të cilit shkruan “se Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë”.

Kujtojmë se stacioni i tij i parë në Jeruzalem ishte te Nova Site, prej ku ndau edhe foto, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama.

Më pas, ai mbajti një fjalim historik në Knesset, ku tha se Shqipëria duhet të përdoret si busull orientimi dhe shembull bashkëjetese fetare.

Njoftoi se në vendin tonë, konkretisht në qytetin bregdetar të Vlorës, do të hapet një muze për të kujtuar veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë nga torturat e nazistëve.

Po ashtu, ai tha se edhe tunelet ku u torturuan pengjet izraelite nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, në të njëjtën mënyrë duhet të ruhen si shembull i bashkëjetesës kolektive.

“Lulëzoftë në përjetësi shteti i Izraelit dhe në dinjitet populli palestinez dhe të dyja kombet të jenë sëbashku në të ardhmen”, kështu e mbylli fjalën e tij në parlamentin izraelit, pasuar me duartrokitje.

Nga ana tjetër, homologu i tij, Benjamin Netanayahu, e vlerësoi personalisht Ramën duke u shprehur se “ai qëndron mbi të tjerët, jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe atë moral”.

Kreu i qeverisë izraelite tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, ndërsa përmendi edhe simbolin e shqiponjës në flamurin kuqezi.

Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”, ndërsa premtoi mbështetje financiare.

“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur”, deklaroi kryeministri izraelit.

izrael përfundon Rama vizitën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.