Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria, vendi i parë në rajon qe do të çojë satelitë në orbitë, kush janë shtetet që “sundojnë” hapësirën

15:59 / October 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 3 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot në Kuvend se brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë 2 satelitë “Albania” dhe “Albania 2”. Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës, por kreu i qeverisë i mëshoi fjalës së tij.

“The do blejmë drona. Jo. Do blejmë drona. Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2. Sepse për ne Shqipëria nuk është tokë e xanum”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje. Kështu Shqipëria pritet të bëhet vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë.

Por sa satelitë ka sot në hapësirë?

10 vendet kryesore që po dominojnë industrinë satelitore janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, ​​Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu . Përllogariten rreth 7941 satelitë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin SHBA. Turqia është një nga 30 vendet që posedon satelitë. Gjashtë prej tyre janë aktivë, tre satelitë komunikimi dhe tre satelitë vëzhgimi

Tre të katërtat e satelitëve rrotullohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km lartësi dhe përdoren kryesisht për sistemet e telekomunikacionit, imazhet tokësore ose meteorologjinë.

Sipas Shoqatës së Unionit të Shkencëtarëve, sateliti i parë është ai amerikan Amsat Oscar-7 (AO-7) i dërguar në hapësirë më 15 nëntor të vitit 1974. Numri i satelitëve është shtuar vitet e fundit, konkretisht 378 satelitë në vitin 2017 dhe 375 satelitë në vitin 2018.

Më 15 shkurt të vitit të kaluar India theu rekord duke dërguar në hapësirë 104 satelitë përnjëherë. 38% e satelitëve i kushtohen vëzhgimit të Tokës (klimës, reshjeve apo vëzhgimit). 37% shërbimeve të komunikimit dhe pjesa tjetër për qëllime shkencore, mbrojtje apo teknologjike.

64% e satelitëve dërgohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km mbi nivelin e detit. Kjo afërsi shkurton vonesat dhe kërkon më pak energji në nisje. Përdoret veçanërisht për sistemet e telekomunikacionit dhe imazhet tokësore apo meteorologjinë.

27% e satelitëve lëvizin në orbitë gjeostacionare në një lartësi deri në 36 mijë kilometra që përdoret veçanërisht për shërbimet e komunikimit, që mbeten gjithmonë në të njëjtën pikë dhe orbita e mesme mes 2000 dhe 36 000 km që përdoret për satelitët e navigimit siç janë GPS.

Numri i satelitëve Qëllimi
1832 satelitë Komunikimi
906 satelitë Vëzhgimi i Tokës
350 satelitë Zhvillimi dhe demonstrimi i teknologjisë
150 satelitë Navigimi dhe pozicionimi
104 satelitë Shkenca dhe vëzhgimi i hapësirës
20 satelitë Shkenca e tokës
10 satelitë Qëllime të tjera

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.