Kombëtarja shqiptare mungon në fushat e lojës, gjithsesi, rrëshket në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë gjenden në vendin e 64-të, duke humbur kështu dy pozicione nga një muaj më parë. Performanca e rivalëve në Kupën e Afrikës dhe Azisë kanë ndikuar direkt në renditjen e organizmit Botëror të futbollit.
Mungesa e takimeve për kombëtaren e trajnerit Sylvinho gjatë kësaj periudhe, si edhe forma e mirë e dy kombëtareve afrikane, Bregu i Fildishtë dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë sjellë edhe rënien e kuqezinjve.
