Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipërinë e vizitojnë 35 mijë rusë/ 110 mijë turistë vinin nga Ukraina. Këtë vit do të mungojnë

20:56 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Turiste ruse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ukrainës Volodymir Zelenski i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë turistët rusë, në një kohë kur Shqipëria nga prilli vendosi të heqë vizat për ta për sezonin turistik, duke iu dhënë leje qëndrimi për 90 ditë.

Vizitorët nga Rusia e Ukraina zënë një peshë të vogël në turizmin shqiptar. Vitin e kaluar, nga këto dy vende erdhën rreth 146 680 shtetas nga 5.6 milionë shtetas të huaj të hyrë gjithsej në vend.

Nga këta, mbi 36 400 ishin shtetas rus, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre mbi 110 mijë shtetas ishin ukrainas. Më e ulët është shifra e bjellorusëve që vizituan vendin në 2021, vetëm 2 545 shtetas sipas statistikave.

Edhe vetë operatorët e tregut e konfirmojnë se pikërisht për shkak të numrit të ulët, mungesa e tyre për shkak të luftës nuk do ta ndikojë ecurinë e industrisë turistike.

“Hapësira gjeografike e kufizuar që prek tre shtetet, Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi sikur edhe të tre tregjet të mungojnë me prurjet që ne presim  për 2022, këto janë tregje që realisht nuk kanë një impakt të madh, por mund të jenë potencial për të ardhmen. Si peshë, si sasi, si volum nuk është se ka një peshë të jashtëzakonshme në turizmin shqiptar. Nuk është një treg i qenësishëm ekzistues”, shprehet Kliton Gërxhani, Shoqata e Tur Operatorëve Shqiptarë.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Tur Operatorëve, vëmendja edhe këtë sezon turistik është te turistët elitarë dhe te tregjet ekzistuese që sjellin më shumë të ardhura për turizmin në vend.

“Për turizmin e plazhit tregje të rëndësishme janë ato të Europës Lindore, Qendrore që kanë krijuar një konsolidim 5-vitet e fundit, presim gjithnjë e më shumë të vijë tregu perëndimor, të hapemi në tregjet e Ballkanit pa pengesë. Me ato duhet punuar në mënyrë të veçantë”, shton Gërxhani.

Edhe këtë vit, peshën më të madhe sipas operatorëve do ta mbajnë turistët shqipfolës nga Kosova që përbëjnë më shumë se gjysmën e vizitorëve të huaj si dhe turistë nga vende të tjera të rajonit të Ballkanit.

35 mije rusë vizitojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.