Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Shqiponja matjane e ajrit” shpallet “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak

13:16 / April 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shefqet lata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muaj më parë piloti Shefqet Lata rrëfeu për tirananews.al gjithë rrugëtimin e tij të vështirë në aviacionin shqiptar. Tregoi shkollimin, punën e palodhur dhe “pranverën e zezë të vitit 1997”.

Një kërkesë e Shoqatës së Aviatorëve Shqiptarë dhe shumë intelektualëve  e ish ushtarakëve të Matit u konsiderua e drejtë nga Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Matit dhe më pastaj nga Këshilli Bashkiak. Të zgjedhurit lokal votuan me konsensus që Shefqet Lata të vlerësohet me  titull nderi.

70-vjeçari ka një karrierë brilante. Në vitet ’70-të kryen shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe pastaj Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë. Në vitin 1973 emërohet pilot luftarak në regjimentin e Kuçovës. Dy herë gjatë viteve 1973-1976 specializohet në Kinë për avionin MIG-19.

Kolonel Shefqet Lata emërohet në vitin 1977 pilot luftarak në regjimentin Gjadër, Lezhë, ku punon për 25 vite.

Në pranverën e vitit 1997,  me 3 mars, urdhërohet të niset me “shërbim” në Jug të vendit, për të “qetësuar” protestuesit. Koloneli matjan e refuzon urdhërin e paligjshëm dhe brenda gjysmë ore shkarkohet nga detyra. Pas një muaji rikthehet në punë dhe emërohet Kryeinspektor i Aviacionit. Në vitin 1998  Shefqet Lata emërohet komandant i Regjimentit të Aviacionit në Rinas.

Kryetari i Shoqatës së Aviatorëve të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Astrit Jaupaj shprehet në propozimin e tij se: “Shefqet Lata në tërë karrierën e tij ushtarake 33 vjeçare ka fluturuar me 5 tipa avionësh ku ka shkëlqyer për përgatitjen e tij profesionale, marrëdhënie të veçanta me kolegët e vartësit, guxim dhe vendosmëri në realizimin e detyrave luftarake me rëndësi të veçantë”.

Këshilli Bashkiak Mat, me vota unanime e shpalli Shefqet Islam Latën “Qytetar Nderi të Matit” me motivacionin: “Për merita të veçanta si pilot ushtarak dhe komandant njësie në Aviacionin Shqiptar për rreth 30 vjet duke u bërë Shqiponja Matjane e Ajrit”.

Qytetar Nderi shefqet lata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.