Vazhdojnë mundimet e shqiptarëve për t’u futur në Shqipëri, pas rregullave të reja të vendosura nga qeveria.
Në Kapshticë janë të bllokuar 16 shtetas shqiptarë që e kaluan natën mes borës dhe temperaturave nën 0.
Autoritetet greke i kanë lënë të kalojnë, por pala shqiptare i ka bllokuar, duke mos i lejuar të futen në vendin tonë.
Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë.
Qytetarët kanë telefonuar institucionet për t’u kërkuar ndihmë, por asnjë nuk u është përgjigjur.
Nga ana e tij, drejtori i Kufirit të Kapshticës ka deklaruar se për sa kohë emigrantët nuk paraqiten me leje nga konsullata në vendin ku rrinë nuk do të lejohen të kalojnë.