Në një kohë që vendi po vij të përballet me largime masive, numri i të huajve që kanë gjetur “parajsën e jetës e punës” po rritet vit pas viti. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e shkuar morën shtetësinë shqiptare 1 mijë e 527 të huaj, shifër kjo 2-fish më e lartë se në 2021-shin dhe 5 herë më e lartë se ajo e regjistruar në 2017-n. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova, Turqia, Italia dhe Siria.
Nga ana tjerët edhe numri i atyre që lënë shtetësinë shqiptare vijon të mbesë në nivele të larta. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vitin e shkuar hoqën dorë nga pasaporta 721 vetë, shifër kjo pak më e ulët se në 2021-shin, por ndjeshëm më e lartë se ajo në 2017-n apo 2018-n.
Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të grup-moshës 30-39 vjeç, ndjekur nga ata 40-49 vjeç dhe të rinjtë nga 20 deri në 29 vjeç.
Vitin e shkuar sipas të dhënave të INSTAT u vu re një ulje e ndjeshme e numrit të azilkërkuesve në Shqipëri me vetëm 125 kërkesa l, nga 2 mijë 533 në 2021-shin.