Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Shqiptarët janë të vendosur, punëtorë dhe mikpritës”/ Yuri Kim: Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, kontrata më e madhe mes SHBA dhe Shqipërisë

20:57 / October 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yuri kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ceremoninë e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim. Ajo tha se firmosja e një marrëveshje për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës është kontrata më e madhe e dhënë ndonjëherë një kompanie amerikane. Kjo hyn dhe në historinë mes dy shteteve.

Më tej Kim shton se puna më e madhe do të vijojë më pas, e cila ka të bëjë me bërjen realitet të punës.

“Hapi fillestar ishte shumë premtues me firmën amerikane që firmosi një marrëveshje për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Kjo do të jetë kontrata më e madhe e dhënë ndonjëherë një kompanie të vetme amerikane në historinë e Shqipërisë dhe SHBA-ve. Tashmë fillon puna e madhe se duhet ta shndërrojmë këtë në realitet. Shpresoj që kjo do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vendosin të vijnë në Shqipëri.”– u shpreh Kim.

Më tej ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri tha se ka qënë dëshmitare e sfidave që komiteti i biznesit të huaj po kalon në vendin tonë. Kim kërkon forcimin e shtetit ligjor, pasi nëse kjo ndodh në vend do të forcohen dhe investimet e huaja.

“Që kur kam mbërritur këtu në janar kam qenë dëshmitare e sfidave me të cilat përballet komiteti i biznesit dhe investitorët e huaj. Shteti ligjor duhet të forcohet. E përsëris, të gjithë e dimë se shteti ligjor duhet të forcohet që investimet e huaja të vijnë në vend. Shqipëria ka një qasje të jashtëzakonshme me botën përmes portit dhe  pozicionit të saj strategjik si pikë hyrëse në Europë. Harta që keni parë disa herë në ekran është aq e qarë sa drita e diellit se pse ka vlerë Shqipëria. Kostoja e punës është e arritshme për modelet e biznesit, popullsia është e re, e shkathët dhe energjike. Shqiptarët kanë disa nga aftësitë më të mira gjuhësore se çdo popull që kam hasur kudo në botë, janë të vendosur, janë punëtorë dhe mikpritës. Ky është një terren pjellor për sukses dhe rritje dhe ne duhet të punojmë së bashku për të kapur mundësitë tani për përmirësimin e Shqipërisë dhe për të siguruar më shumë mundësi për të rinjtë e talentuar shqiptarë” tha ajo.

Punetore Shqiptaret Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.