Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët kërkojnë azil në BE, irakenët dhe sirianët në Shqipëri

14:19 / August 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa shqiptarët po tentojnë që të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, janë irakenët dhe sirianët ata që po kërkojnë azil në Shqipëri.

INSTAT raportoi se në 2019 rezultojnë 6.557 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rritje me 49,5 %, krahasuar me 2018.

Azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62,4 % të azilkërkuesve gjithsej në 2019 dhe rezultojnë 2.408 azilkërkues nga Iraku dhe 1.682 azilkërkues nga Siria.

Në 2019 rezultojnë 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6 %, krahasuar me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019 rezultojnë të jenë 741 persona, të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare, duke pësuar rritje me 15,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, rezultojnë 6.557 persona në 2019. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në 2019 kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Iraku me 2.408 azilkërkues, Siria me 1.682 azilkërkues, Maroku me 576 azilkërkues, Algjeria me 499 azilkërkues, Pakistani me 275 azilkërkues dhe nga Afganistani me 269 azilkërkues.

Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se numri i azilkërkuesve femra në 2019 është 5.266, ndërsa i meshkujve është 1.229. Vihet re një dominim i femrave në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri për 2019 me 80,3 % të numrit gjithsej të azilkërkuesve, referon INSTAT.

Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, kuptojmë se piku i aplikimeve ka qenë në muajt ShtatorNëntor, të cilët përbëjnë 39,2 % të azilkërkuesve gjithsej.

Gjatë 2019 rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, dhe pjesën më të madhe e zënë shtetasit nga Iraku dhe Siria.

Rritet dhe marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2019 rezultojnë 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6 %, krahasuar me vitin 2018.

Në 2019, rezultojnë 741 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 15,8 %, krahasuar me vitin 2018./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.