Tre shqiptarë, midis moshave 25 dhe 30 vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin duke mbetur edhe të tre të plagosur, për një maskë anti-Covid.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur para pak ditësh në Terranuova Braçiolini, dhe vetëm sot, shqiptarët janë identifikuar dhe vënë në pranga.
Një prej shqiptarëve, që ishte futur në një lokal, kishte refuzuar të mbante maskën anti-Covid dhe për këtë arsye dy të tjerët e kanë rrahur. Më pas sherri ka vijuar edhe në rrugë.
