Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Shqiptarët më mësuan dinjitetin!” 10 vite në burg, dyshja e famshme italiane: Do jetojmë këtu!

19:24 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lajm1 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stefania Nobile dhe Wanna Marchi, dy personazhet më të përfolura në Itali, ishin sot në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku përmes intervistës ekskluzive treguan se si ndjehen pasi u akuzuan dhe vuajtën dënimin me 10 vite burg. Wanna dikur mbretëresha e teleshitjeve në Itali dhe Stefania, vajza që se braktisi kurrë, folën mbi skandalin me teleshitjet apo gjykimin e publikut Italian.

Sot nënë e bijë jetojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, e pikërisht për vendin tonë u shprehen me fjalët më të bukura dhe vlerësuese. Respekti, dinjiteti dhe nderi ishin 3 cilësitë që Stefania ka gjetur në Shqipëri, ndërkohë që Wanna theksoi se vajzat shqiptare janë tmerrësisht të bukura.

“Unë në Shqipëri nga ju shqiptarët kam mësuar respektin, për atë që jeni, nderin dhe dinjitetin. Ju shqiptarët më keni mësuar se çfarë është dinjiteti, këtu kam njohur persona që kanë pasur probleme dhe përballen me paragjykime. Këtë gjë unë e jetoj çdo ditë”, tha Stefania.

Ajo shtoi se nëse do të zgjidhte një shtet atëherë do të ishte Shqipëria, sepse Shqipëria jeton çdo moment duke treguar pjesës tjetër të botës se është numri 1, se është vendi më i bukur, plot me dashuri, i mrekullueshëm si Stefania Nobile. Teksa Ermali e “ngacmon” se duke thënë gjithë këto fjalë të bukura për Shqipërinë do të mërziteshin italianët, Stefania sërish shton se nëse do vendoste se ku do të jetonte, të 365 ditët e vitit do t’i jetonte në Shqipëri.

Ndërkohë, Wanna Marchi theksoi se vajzat shqiptare janë shumë të bukura dhe ajo që i pëlqen më shumë tek to ishte krenaria që kanë në sy. “Vajzat shqiptare janë shumë të bukura. Dhe e di çfarë kanë? Kanë një krenari në sy që më pëlqen shumë. Në Itali janë pak më ndryshe, krenaria ju pëlqen meshkujve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026

Surpriza në “Për’puthen”/ Për herë të parë, një konkurrent indian i bashkohet emisionit

21:59 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.