Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptarët ndër njerëzit më pozitivë në botë? Sociologu thotë që rezultatet nuk janë reale

14:19 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
positive vs. negative feedback 660x369 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në raportin e titulluar “Emocionet Globale 2019” vendi ynë renditet në vendin e 50 nga 145 vende, duke treguar kështu se shqiptarët kanë më shumë ndjesi pozitive (rreth 51 për qind) për përditshmërinë e tyre.

Gjetjet fokusoheshin tek sjelljet e njerëzve të një vendi dhe statistikat e tyre janë hartuar në bazë të përgjigjeve për pyetje të ndryshme si; A i shijojnë ditët e jetës? A i përjetojnë shumë shqetësimet dhe streset? A e gëzojnë jetën pa menduar gjithë kohës për problemet të ndryshme?

Sociologu Gëzim Tushi ka thënë për “Si” se rezultatet e sondazhit dhe renditja e vendit tonë, si e 50-ta në pamje të parë duket si i pavërtetë. Për të sondazhi mund të duket edhe cinik, në moment që vëzhgon në mënyrë inkrementaliste realitetin tonë social.

“Ne jemi ballkanas që kënaqemi, edhe me pak dhe nuk e vrasim shumë, në mënyrë strategjike mendjen.

Ne kemi pritshmëri të ulëta për jetën dhe prandaj, nuk kemi stres të lartë. Shumicën e emocioneve negative e kemi në marrëdhënie të personalizuara, të cilat nuk i kap shume sondazhi social,” shprehet ai.

Sipas studimit indekset e formuara nga përgjigjet synonin të tregonin se si e jetojnë jetën njerëzit në botë, pa marrë parasysh çështjet politike apo ekonomike që i rrethojnë. 

Ndër të tjera Tushi shprehet se niveli i ulët i emocioneve negative është një tregues thelbësor, për strukturën social psikologjike të shoqërisë dhe temperamentit të njerëzve tanë, të cilët kanë memorie te shkurtër për shqetësimet e tyre. 

“Ne jetojmë të sotmen pa e vrarë shumë mendjen për të nesërmen, historiken, strategjiken. Mendoj se këtu e ka burimin rezultati i sondazhit të Gallupit,” shton ai.

Të dhënat treguan gjithashtu një ndryshim që ka pësuar shteti i Kosovës i cili kryeson në rajon, duke raportuar emocione pozitive me 1 për qind më tepër se sa vitet e kaluara.

Ndërsa, në rang global vendet që kryesojnë janë, Paraguaji, Kosta Rika, Panamaja dhe të fundit të listë, renditen vendet në konflikte.

Shqiptaret Sociologu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.