Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët “në dietë”/ Bie konsumi i bukës, rënie e ndjeshme e importit të drithërave

21:01 / August 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Buka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Qytetarët shqiptarë duket se kanë ulur konsumin e bukës në gjysmën e parë të vitit. Shifrat zyrtare, të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë një rënie të ndjeshme të importit të drithërave në vend.

Konkretisht, në 6 muajt e parë të 2019, import i grurit dhe meslinit ka rënë me 9.8 për qind, ku janë importuar 94.7 mijë ton nga 113.9 mijë ton që u importuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu, rënie ka edhe import i misrit, ku gjatë këtij viti hynë në vend 48,7 mijë ton, nga 49.9 mijë ton që u importuan në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës.

Në total, vendi ynë ka blerë nga jashtë 4.1 miliardë lekë drithëra gjatë kësaj periudhe. Të dhënat tregojnë rënie të konsumit të bukës në vend, pasi drithërat e prodhuara në vend, më së shumti shkojnë për konsum familjar apo për bagëtinë.

Partnerët kryesore nga ku Shqipëria furnizohet për grurin, miellin dhe thekrën janë Rusia dhe Serbia.

Sipas raporteve të departamenti Amerikan të Bujqësisë, USDA, konstatohet se konsumi i grurit në Shqipëri mbulohet kryesisht nga importi. Shqipëria importon mesatarisht 260,000 -300,000 ton grurë në vit, 49% e të cilit nga Rusia dhe menjëherë pas saj 28% nga Serbia./scan

Buka diete konsumi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.