Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptarët në Luginën e Preshevës japin alarmin: Serbia po bën spastrim të heshtur etnik

14:54 / October 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
presheva
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpopullimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është më shumë sesa një fenomen i zakontë social sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragim Mustafi.

Mustafi thotë se gjithçka është e organizuar.

Ky shpopullim, sipas tij, ka ndodhur nga kushtet e vështira me të cilat ata janë duke u përballur. Shqiptarët janë të diskriminuar nga Serbia dhe me pasivizimin e adresave, pra përmes mjeteve administrative po bëhet praktikisht një spastrim etnik.

“Ky është një problem real, nuk është problem i një shpopullimi të zakonshëm, por pjesë e diskriminimit të vazhdueshëm nga Republika e Serbisë. Madje pasivizimi është nga rastet më flagrante në botë, ku përmes mjeteve administrative siç është konstatuar nga Komiteti i Helsinkit po bëhet spastrimi etnik, kjo ka qenë tema që kemi diskutuar me institucionet e Kosovës dhe njëra nga temat që e kemi diskutuar në Uashington”, u shpreh për mediat në Kosovë.

Mustafi tha se në Preshevë nuk ka asnjë prokuror, ka vetëm një zjarrfikës e këto janë të dhëna të tmerrshme. “Çështja e diskriminimit për një kohë të gjatë, nëse një qytetarë si unë ka kryer Fakultetin në Kosovë dhe nuk ka arritur ta njehsojë diplomën për 10-20 vite ai nuk mund të presë më që të krijohen kushte ku ta realizoj profesionin e vet pra ka pasur një diskriminim strukturor dhe jo vetëm në kuptimin e mos njohjes së diplomave, por edhe në fushën e arsimit, kulturës, informimit, në fushën e ligj-zbatimit, e në tërësi sa i takon integrimit dhe pjesëmarrjes se qytetarëve në institucionet publike”, tha ai.

Shifrat e disa organizatave të huaja flasin për 20.000 të larguar në vitet e fundit. Lugina e Preshevës është duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi, që po zhvillohet aktualisht, pas më shumë se dy dekadash.

Ragim Mustafi serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.