Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

08:28 / March 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9755
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të largëta të Azisë për të blerë automjete dhe po i “largohen” Italisë e Gjermanisë, që deri në 2023-n ishin dy shtetet kryesore nga importoheshin.

Në vitin 2024, Koreja e Jugut kaloi për herë të parë në shtetin që dërgoi më shumë makina në Shqipëri, me gati 20% të totalit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Këtë pozicion e mbajti dhe në 2025-n, me 21.2 mijë mjete të regjistruara për herë të parë, ose 21% e totalit. Për krahasim, në 2021-n, me origjinë nga Koreja e Jugut u regjistruan vetëm 1.2 mijë mjete. Rendja drejt Koresë erdhi pasi ky shtet ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Në dy muajt e parë të vitit 2026, një tjetër tendencë ka qenë rritja e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve nga Kina. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për periudhën janar-shkurt u regjistruan gjithsej 2253 mjete nga Kina, ose rreth 16% e totalit. Për krahasim, për gjithë vitin 2025 ishin regjistruar 9126 mjete nga Kina (e katërta pas Koresë, Gjermanisë e Italisë), ose 9.2% e totalit.

Rritja e blerjeve nga Kina lidhet kryesisht me orientimin drejt makinave elektrike, që jo vetëm që vijnë me çmime më të lira sesa po ti blesh në Europë, por kanë dhe një kursim të lartë në raport me mjetet me naftë e benzinë.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, për dy mujorin 2026 u regjistruan për herë të parë gjithsej 1712 mjete elektrike në vend, ose 12% e totalit dhe 608 hibride (përfshirë opsionin elektrik). Në 2025-n, importet e mjeteve elektrike përbënin 5.7% të totalit.

Regjistrimet për herë të parë të makinave për dy mujorin rriten me 5%

Në 2024-n dhe 2025-n u regjistruan për herë të parë mesatarisht rreth 100 mijë makina në vit. Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura.

Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë regjistruar për herë të parë 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koreja e Jugut vijon të ruajë vendin e parë, duke rritur dominimin, me 3526 mjete, ose 25% e totalit. E dyta është Kina, e ndjekur nga Gjermania (1940) dhe Italia (1822).

Ndonëse blerjet e mjeteve elektrike janë në rritje, vijojnë të dominojnë ato me naftë, që përbënin 52% të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në janar e shkurt./Marrë nga Monitor

blejnë Kina koreja Makina shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.