Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqiptarët po rripen, “Rinasi” deklaron fitime rekord në 2018

18:21 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kulmin e përplasjes me qeverinë për treguesit ekonomik të koncesionit, Aeroporti i Rinasitka vendosur një rekord të ri fitimesh.

Të dhënat nga bilanci zyrtar i dorëzuar në QKR, tregojnë se gjatë vitit të kaluar fitimi bruto i kompanisë kërceu në 48.5 për qind e xhiros duke u konfirmuar kështu si një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga bilanci, për vitin 2018, Tirana International Airport arkëtoi 6.4 miliardë lekë nga tarifat dhe shërbimet e tjera aeroportuale, nga të cilat 3.1 miliardë lekë ose rreth 25 milionë euro shkuan si fitim bruto për kompaninë.

Ndërsa pas pagesës së taksave, fitimi neto i kompanisë për vitin e kaluar rezultoi rreth 20 milionë euro, pjesa dërrmuese e të cilave janë shpërndarë si dividentë për aksionerët.

Prej vitesh aeroporti i Rinasit është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri për shkak të monopolit absolut mbi fluturimet ajrore. Pas ankesave të vazhdueshme nga qytetarët për çmimet e larta të biletave, vitin e kaluar qeveria shqiptare pajtoi një auditim të pavarur për treguesit ekonomik të koncesionit.

Auditimi i kryer nga BDO Albania konkludoi se në periudhën 2004-2017, kompania koncesionare ka fituar 85 milionë euro më shumë nga sa parashikohej në skenarin bazë të koncesionit.

Pas këtij auditimi, qeveria i ka kërkuar kompanisë që fitimi i tepërt t’i kthehet buxhetit të shtetit ose qytetarëve përmes uljes së tarifave. Por kompania e refuzoi kërkesën duke mos e njohur raportin e auditimit.

Pak ditë më parë, qeveria autorizoi avokatin e shtetit që të pajtojë një konsulent ndërkombëtar për ta këshilluar në konfliktin financiar me koncesionarin e Rinasit dhe nëse palët nuk do të gjejnë marrëveshje, gjasat janë që çështja të shkojë në arbitrazh./tch/

rinasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.