Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shqiptarët po tallen me ne”: Përgjimet që “fundosën” Rezart Taçin, kunati i biznesmenit: E zgjidh unë këtë punë

19:43 / February 24, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 640 0 f027c4f0bafc221123ddd87ae759638f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal që pastronte miliona euro të mafias italiane.Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, veç dënimit të Taçit, kërkoi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të rreth 18 milionë eurove, të përfituara nga pastrimi i parave.

Në pretencën e zbardhur nga media, që u deklarua në gjykatë, flitet për planin në bashkëpunim me Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella, ndërsa përmendet një episod kur një transfertë u bllokua dhe pala italiane flet me bashkëpunëtorët e Taçit.

Nga përgjimet rezulton se Zummo dhe Petruzzella nuk kanë mundur që të kryejnë fazën e tretë të qëllimit të tyre kriminal, për të transferuar fondet nga Shqipëria në drejtim të shteteve të tjera.

Lëvizja e fondeve u bllokua pasi u vendos sekuestrimi i tyre. Personat nuk kanë pasur dijeni për masën e sekuestrimit, por në bisedat e tyre besonin se bllokimi i fondeve ka ardhur për shkak të Drejtorisë kundër Pastrimit të Parave.

Për të zgjidhur këtë problem, i pandehuri Rezart Taçi dhe kunati i tij Artur Balla, shumë herë u kanë siguruar shtetasve italianë se po bëjnë gjithçka për zgjidhjen e situatës dhe se u janë drejtuar me anë të një ndërmjetësi funksionarëve publikë të institucioneve shqiptare.

Konkretisht janë zhvilluar bisedat e mëposhtme në datën 9 tetor të vitit 2021 mes Fabio Petruzzella dhe Artur Ballës.

Petruzzella: Artur..
Artur: miku im, si je?
Petruzzella: mirë… ti?
Artur: të pashë vetëm tani se isha në shtëpinë e plazhit me familjen, se ai më shkroi dje se është në Mal të Zi dhe kthehet nesër..
Petruzzella: hëm… ok.
Artur: dhe tha se, meqë ishte fundjavë, kthehet nesër.
Petruzzella: po Artur, duhet të dalim nga ky lëmsh… në një mënyrë apo tjetër.
Artur: po unë jam i pari që jam i interesuar prej shumë kohësh dhe mora këtë përgjegjësi.
Petruzzella: po të them…. më tha gjyshi se, nëse deri të mërkurën nuk e zgjidhim këtë gjë, unë duhet të vij atje dhe të ritransferoj gjërat në Zvicër, se nuk ka më besim.
Artur: e kuptova… e kuptova.
Petruzzella: e… bravo.
Artur: unë po pres vetëm një telefonatë të tij…. do ta takoj dhe do t’i them direkt, ok shoku?
Petruzzella: ok, në rregull, nuk ka më….
Artur: ka të drejtë se u bënë tre muaj…
Petruzzella: tamam… është evidente që nuk është vullneti për ta bërë… domethënë është një tallje…. dhe mua nuk më pëlqen që të ma…. jo nga ti… kujdes…… si quhet?? Nga vëllai i madh….. por ky po tallet me ne.
Artur: e zgjidh unë këtë punë këtë javë.
Petruzzella: hëmm… ma bëj këtë nder…. se unë ta thashë, të mërkurën ndryshe do më duhet të vij dhe nuk e kam me dëshirë…. e kupton.. apo jo..
Artur: ok.

Në datën 18.10.2021, midis Fabio Petruzzella dhe bashkëshortes së tij Marina Tizzi, është kryer biseda si më poshtë:

Petruzzella: Drejtori i bankës… “gjërat janë…. nuk ishte… nuk janë… u komplikuan …. më pas”.
Marina: por paratë nuk t’i sjellin.
Petruzzella: jo, çfarë thua, është bankë greke.
Petruzzella: mendoj se shqiptarët janë tallur, se duan të gjitha paratë që ai më kërkoi mua… i duan të 3 milionë eurot…. 3 milionë duan… dhe kaq… kështu! Ja, se janë çmendur…. pra po e bëj falas… kupton? Dhe kështu i rëndon…. aq sa unë nuk di, në rregull e bëjmë me… me Bahamas…. ti nuk e kupton shumë këtë…. apo jo?
Marina: është e qartë vetëm nëse…
Petruzzella: domethënë Bahamas humbën.
Marina: po, por…
Petruzzella: sepse me vendim përfundimtar.
Marina: por mos prek gjë te Bahamas, para se të sjellësh në shtëpi këtë, apo jo?
Petruzzella: sigurisht, Bahamas. I thashë “duhet të bindësh klientin që kushton 50% që është më mirë se zero, apo jo?”…

kunati Pergjimet rezart taci Shqiptaret tallen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.