Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shqiptarët si shoferë, veç 10% e të ritestuarve e morën mbrapsht patentën

13:17 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
347443664 230798743010681 8172700521902692244 n 1032x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ka bërë që dhjetëra drejtues mjetesh të penalizohen me bllokim përfundimtar të lejes së drejtimit pasi më parë i janë hequr të gjitha pikat prej saj në bazë të shkeljeve që kryejnë. Këta drejtues mjetesh rikthehen në Autoshkollë për ritestim njohurish dhe statistikat për një periudhë 1-vjeçare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, tregojnë se shqiptarët janë shoferë “të dështuar”.

Nga 429 ri regjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, që janë kryer në afatin kohor qershor 2022-maj 2023, rezulton se vetëm 44 prej tyre, ose 10.2% e të testuarve kanë marrë mbrapsht patentën.

Sipas njoftimit të DPSHTRR, në seancën e 20-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë nga 25 kandidatë që morën pjesë, vetëm 3 prej tyre kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

Në një thirrje përkrah shifrave të publikuara, DPSHTRR kërkon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse “nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim”.

“S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”, theksohet në apelin e institucionit për drejtuesit e mjeteve.

Shofere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.