Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptarët të etur për pornografi, dhjetra denoncime në Shqipëri

22:32 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fsrfsrfgsfdsfd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër fenomen shqetësues që konsumohet në rrjetet sociale apo faqe të ndryshme është pornografia “online”. Nga viti 2012 deri në vitin 2018 janë regjistruar në total 61 raste të kësaj vepre, shumica e të cilave janë zbuluar nga strukturat partnere si Europol dhe Interpol.

Në jo pak prej këtyre rasteve është konstatuar se viktimat kanë qenë edhe të mitur, që janë mashtruar duke rënë pre’ në rrjetën e keqbërësve.

“Në Shqipëri rastet kanë qenë shumë të kufizuara, por problem kryesor në Shqipëri është konsumimi i këtyre materialeve. Ndoshta dhe këtu nuk është raporti i duhur i konstatimeve të rasteve për aq sa realisht ekzistojnë”, tha Elton Kërluku.

“Vështërsia më e madhe e jona ka të bëjë me faktin që ne mund të heqim materiale të cilat janë materiale abuzive ndaj fëmijëve, por problem është që është shumë e vështirë të identifikojmë persona që ngarkojnë materiale të tilla”, tha Mergit Vataj, drejtor i “Alo 116”.

Shpesh, viktimat e krimit “online” mbeten peng nga shantazhet e vazhdueshme. Ajo që vihet re është rritja e rasteve të pornografisë me viktima të mitur.

“Vetëm gjatë kësaj periudhe janë tre raste pornografike të cilat janë raportuar”, tha Mergit Vataj, drejtor i “Alo 116”.

“Nuk kemi patur ndonjë raportim lidhur me një faqe elektronike që përmban përmbajtje pornografike me fëmijët, gjithsesi si fenomen nuk e mohoj dot”, tha Jorko Çipa, AKEP.

Në redaksinë e Top Story kanë mbërritur dy video të postuara në Youtube ku përdoren fyerje nga më të rëndat dhe ofendime banale për dy adoleshente.

Siç shihet, edhe pse ato janë referuar në prokurori prej disa kohësh, ende janë “online”. Teksa shteti rreket për të gjetur abuzuesit, viktimat vuajnë ende pasojat.

denoncime online Pornografia Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.