Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shqiptarët ‘të fiksuar’ pas këtij profesioni, tregu në zgjerim

08:31 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
farmacistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të vendit, farmacitë mund t’i gjesh në çdo cep, shpesh edhe ngjitur me njëra-tjetrën. Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të farmacistëve në raport me popullsinë.

Në vendet e Bashkimit Europian ka rreth 84 farmacistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat.

Në Shqipëri numërohen mesatarisht 86 farmacistë për 100  mijë banorë, 2 më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, sipas të dhënave për numrin e farmacistëve nga urdhri i Farmacistëve dhe INSTAT për popullsinë.

Sipas të dhënave nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka rreth 2458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit. Ndërsa për sa i përket ndihmës farmacistëve sipas të dhënave në faqen zyrtare janë 133.

Ndër vendet e Bashkimit Europian Malta ka regjistruar numrin më të lartë të farmacistëve në Europë për 100 mijë banorë, ndjekur nga Belgjika me 122 dhe Italia me 116. Në Greqi dhe Francë ka përkatësisht 105 dhe 104 farmacistë për 100 mijë banorë, rreth 20 më shumë se në Shqipëri.

Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria dhe Portugalia kanë po aq farmacistë sa mesatarja e BE-së.

Në vende si Austria dhe Gjermania, në krahasim me Shqipërinë numri është më i ulët. Sipas të dhënave nga Eurostat, në Austri ka rreth 71 farmacistë për 100 mijë banorë, ndërsa në Gjermani ka rreth 64 farmacistë, 20 më pak. Numrin më të ulët të farmacistëve e ka Holanda me 21 farmacistë dhe Danimarka me 51 farmacistë për 100 mijë banorë.

Tregu i barnave në Shqipëri është në zgjerim

Tregu i farmaceutikës po përjeton një epokë lulëzimi gjatë kësaj dekade, dhe perspektiva po shihet me optimizëm nga operatorët e mëdhenj. Popullsia e vendit, me të dhëna zyrtare (INSTAT) në vitin 2018 është 300 mijë banorë më pak se në vitin 2008, por përdorimi i produkteve farmaceutike gjatë kësaj periudhe është rritur me 1.2 herë, kurse tregu i farmaceutikes është zgjeruar me 2.2 herë në vlerë.

  • farmacistet grafik 750x1024 1

eurostat farmaci Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.