Nga mediat në Britaninë e Madhe është thënë e stërthënë se shqiptarët përbëjnë 60 për qind të atyre që mbërrijnë në Britani me gomone, ndërkohë Home Office ka deklaruar javën e kaluar se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur gjatë verës. Referuar shifrave zyrtare mbi 39 mijë e 400 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit krahasuar me 28 mijë e 500 në 2021-in.
Minstrja e re e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, e shkarkuar nga Liz Truss dhe e ripranuar në kabinetin e ri nga kryeministri i ri Rishi Sunak, ka deklaruar se ajo dëshiron të shfrytëzojë ligjin e ri të Emigracionit dhe Kufirit për të ndjekur penalisht më shumë emigrantë që vijnë ilegalisht.
Një përpjekje e tillë edhe nëse realizohet do kërkonte burgje të tëra nisur nga numri mjaft i lartë i emigranteve të ardhur në kushtet kur burgjet angleze janë të tejpopulluara. Edhe pse Sunak ka biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron për kalimet ilegale, duket se si rojet francez të kufirit, ashtu edhe ato britanike duket se nuk mund ti ndalojmë për momentin trafikantët nga nisja e gomoneve drejt Britanisë.
