Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shqiptarët të vaksinuar deri pranverën e ardhshme”, ish-zv ministri i shëndetësisë: Pse janë ulur infektimet me Covid

17:48 / May 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urgjenca infektivit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i shëndetësisë Gjergji Koja, në një lidhje me skype për Fax News, ka thënë se ulja e numrit të infektimeve dhe vdekjeve Covid në vendin tonë, është falë vaksinimit masiv. Koja tha se deri në pranverën e vitit të ardhshëm, çdo shqiptar që dëshiron mund të ketë akses në vaksinim në Shqipëri.

Sipas tij situata është e gjitha nën kontroll, por sërish të gjithë qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave të higjenës dhe distancimit, ndërsa shtoi se ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti nga Covid, qoftë ai natyral (personat që e kanë kaluar virusin), qoftë ai i krijuar prej vaksinave.

“Situata është nën kontroll të plotë, mesatarja ditore e rasteve pozitive është 28,. Patën dy ditë pa asnjë vdekje, është e qartë se shifrat janë në rënie, faktori i parë që ka çuar në këtë situatë optimiste është vaksinimi masiv i popullatës.

Janë administruar 750 mijë doza vaksine, ky është faktori dhe shkaku i dominimit të pandemisë në vendin tonë, ishte vaksinimi ai që ndërpreu zinxhirin e infeksionit. Në Qershor jo vetëm që do të arrijmë një milion të vaksinuar, me të paktën një dozë, dhe deri në pranverën tjetër të gjithë shqiptarët që duan të vaksinohen do të kenë mundësi që të marrin  doza.

Sa i takon temperaturave sigurisht që ato nuk e ndihmojnë përhapjen e virusit, por ne jemi dëshmitarë që në muajin gusht dhe shtator të vitit të kaluar patëm shifra të larta të infektimeve, pasi ky virus na ka përballur me shumë të panjohura.

Nuk dimë ende se sa zgjat imuniteti nga vaksinat, nuk ka gjasa që në vjeshtë të kemi goditje të rënda nga virusi, vaksinimi është arma kryesore dhe të gjithë qytetarët që kanë mundësi duhet ta bëjnë atë”, u shpreh Koja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ariu i merr jetën 53-vjeçarit në Bulqizë, viktima u sulmua në mal

22:00 / November 3, 2026

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.