Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari dhe belgu lihen në burg, dalin pamjet si grabitën drogën dhe ekzekutuan trafikantin e heroinës në Holandë

18:39 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
holande 500x333 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar dhe një shtetas belg janë dënuar me nga 17 vite burg në Holandë pasi akuzohen për ekzekutimin e një trafikanti droge në dhjetorin e vitit 2013.

Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin e vitit 2019, kur ata u dënuan nga gjykata e Roermondit me 17 vjet burg për vrasjen e trafikantit të heroinës në Mastriht të Holandës.

Sipas gjykatës, 64 vjeçari belg Mario Z. dhe 39 vjeçari shqiptar Përparim S. në bashkëpunim me njëri-tjetrin ekzekutuan trafikantin e drogës Soufian Lahnstein për t’i grabitur atij heroinën, transmetojnë mediat holandeze.

Trafikanti Soufian Lahnstein u vra në qendër të Mastrihtit nën sytë e shumë dëshmitarëve në mbrëmjen e dhjetorit 2013.

Mbrëmjen e 1 dhjetorit 2013, S. dhe Z. ishin nisur nga Liège në Maastricht, së bashku me dy të tjerë, për të blerë drogë. Në Mastriht, Z. dhe S. u ndanë dhe lanë një takim me trafikantin Lahnstein.

Ai erdhi për t’i marrë të dy me Volvon e tij. Gjatë rrugës, nisi edhe përleshja për heroinën dhe kokainën. Prova tjetër e fortë janë edhe pamjet e kamerave të Oeverwal.

Pamjet tregojnë se si Lahnstein përleshet me një person me pallto bardh e zi, i cili më pas qëllon mbi të.  Autori largohet dhe viktima Lahnstein rrëzohet përtokë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.