Një 38-vjeçare për pak sa nuk ra viktimë e përdhunimit në Kretë. Më 15 gushtit, një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ftoi 38 -vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë një kafe.
Gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër, raporton Protothema.
Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë. Ajo, fatmirësisht, ia doli dhe shpëtoi nga duart e tij.