Një burrë gjysmë i zhveshur ka hipur në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik, Greqi dhe kërcënoi se do të hidhet. Incidenti ndodhi në rrugën Lagada dhe sipas mediave greke, personi që kishte hipur në tarracën e pallatit 12-katësh ishte shqiptar.
Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.
