Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Castellos. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me inicialet B.C hyri në shtëpinë e tezes, me qëllimin për ta plaçkitur. Ai arriti të marrë 45 euro, por tezja e zbuloi.
Në përpjekje për ta ndaluar që të lajmëronte për ndihme, ai e ka hedhur tezen në tokë, duke I shkaktuar lëndime.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Sollicconos, ndërsa tezja e tij u dërgua në spital dhe do të rrije e shtruar 5 ditë.
