Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptari i kapur në ‘shtëpi bari’ në Angli përlotet para policëve: Më vjen keq, nuk jam trafikant

15:43 / November 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat britanike publikonin sot momentet kur një trafikant i vogël shqiptar përlotej me policët që e kapën në shtëpinë e tij, ku kishte ngritur një punishte majijuane me vlerë sipas tyre rreth 175,000 paundë.

20-vjeçari Marisol Bezati, është burgosur tashmë për një vit e gjysmë pasi kishte kthyer shtëpinë e tij në Peterborough, në veri të Anglisë në një zonë rritje të bimës së ndaluar por shumë të preferuar dhe trafikuar.

Në pamjet video ai shihet teksa struket i trembur në divanin e tij teksa oficerët thërrasin ‘Police!’, para se të hyjnë në dhomë dhe ta gjejnë duke u relaksuar.

Bezati duket i shokuar teksa oficerët e ndalojnë dhe e prangosin, teksa me sytë të hapur nga frika thërret: “Më vjen keq, më falni!”

Video tregon më pas sesi ka kthyer shumicën e shtëpisë në një fermë artizanale për kanabis.

Bezati u arrestua më 28 shtator pas një njoftimi të vullnetarëve të lagjes që dyshonin për aktivitetin e tij.

Oficerët gjetën në shtëpi 206 bimë kanabis, sipas tyre në një vlerë më shumë se 170 000 paundë, të cilat ngroheshin me llampa të fuqishme, ndërsa dera e dhomës së gjumit ishte e mbyllur.

Bezati tha se nuk mund të liste anglisht kur oficerët i thanë se do të bënin një kontroll.

Në pamje shihet sesi i rriste bimët në dhomën e gjumit dhe në papafingo.

Bezati doli më pas para gjykatës së Peterborough ku u dënua me 1.5 vite burg për prodhim kanabisi dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Hetuesi i cështjes Andrew Donaldson, i policisë së Cambridgeshire: “Ne do të vazhdojmë të godasim këto rrjete kriminale që prodhojnë e trafikojnë droga në zonën tonë, sepse ka lidhje të qarta mes kultivimit të kanabisit dhe krimeve më të rënda, çka nxit dhunën e luftës për territor mes bandave”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.