Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptari ndihmon shokun për t’i çuar familjen në Kanada, por e pëson keq

18:26 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët e emigracionit i mohuan hyrjen e familjes në Kanada. Më pas, shqiptarit ia preu përfundimisht shpresat për ribashkim me gruan dhe fëmijët pandemia e Covid-19. I dëshpëruar, ai i kërkoi një miku të tij, po shqiptar, që t’i kalonte ata në mënyrë të paligjshme nga SHBA-ja në Kanada. Andrea Zafirati, shofer kamioni, pranoi.

“Ndoshta ky ishte një akt human për të ndihmuar një bashkatdhetar. Kjo është e lavdërueshme. Njerëzit shpesh ndihmojnë të tjerët nga vendi i tyre për të hyrë në Kanada… kjo është pjesë e asaj që e bën Kanadanë një komb të madh dhe një komb të mrekullueshëm për të jetuar”, tha gjyqtari Cameron Watson të enjten.

Megjithatë ai shtoi se mosndjekja e procedurave të duhura të emigracionit është një vepër e rëndë penale.

“Dashuria dhe vetmia nuk janë zëvendësim për ligjshmërinë në këtë rast“, vuri në dukje gjyqtari.

Zafirati, banor në Oakville, u gjobit me 5 mijë Dollarë për trafik të qenieve njerëzore. Zafirati u kap në Dhjetor të vitit 2021. Brenda trailerit të tij, një oficer i agjencisë kufitare të Kanadasë vuri në dukje në një dollap të vogël, flokë dhe të bardhën e një syri.

Brenda dollapit u gjet një grua ndërsa dy fëmijë ishin fshehur nën batanije në një krevat marinari aty pranë. Zafirati, nuk kishte precedentë të tjerë të mëparshëm. Ai nuk kishte kërkuar apo marrë ndonjë përfitim financiar për kontrabandimin e familjes së shokut të tij shqiptar përtej kufirit.

Gjykatës iu tha se babai shqiptar ishte i dëshpëruar të ribashkohej me familjen e tij pasi ishin ndarë për më shumë se dy vjet. Fillimisht atyre u ishin refuzuar viza. Më pas kalimet kufitare u mbyllën për shkak të Covid-19.

Megjithatë, gjykatësi tha se i pandehuri mund ta kishte çuar gruan me fëmijët në urë dhe më pas t’i linte të kalonin në Kanada, ku mund të kishin kërkuar statusin e refugjatit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta: Për Mlladiçin na sulmuan, për Thaçin heshtën

11:19 / September 20, 2026

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.