Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari që i shërbente Titos, fitoi vendin e parë si kamarier në vitin 1974

18:24 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ibrahim Qerimi 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse ka mbushur të 70-at, Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë.

Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta ‘Rilindja’ kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij.

“Në Pejë kemi qenë tre kamarierë nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kamarierë nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime për garën e vendit të parë. Më në fund deshi fati që unë zura vendin e parë si kamarieri më i mirë në garën hoteliere në vitin 1974. Atë sukses e dokumentoj me fotografi nga Gazeta ‘Rilindja’”,- shprehet për “RTV Dukagjinin” Ibrahim Qerimi.

Edhe pse kishte triumfuar në këtë garë, për shkak të inatit të sërbëve, atij nuk ia kishin dhënë çmimin e artë. Edhe pse serbët e Ferizajt e kishin përkrahur atë.

“Mua nuk më kanë dhënë çmimin sepse u ka ardhur inati serbëve, më kanë dhënë diçka simbolike, por Çmimin e Artë nuk ma kanë dhënë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gati gjysmë dekade ka ushtruar profesionin e kamarierit, e përgjatë kësaj periudhe Qerimi kishte pasur rastin t’i shërbente ushqim edhe udhëheqësit të ish Jugosllavisë, Titos, dy herë. Gjithashtu edhe shumë figura tjera politike të kohës, duke përfshirë edhe ish presidentin Ibrahim Rugova.

“Kam pasur rast si kamarier të shërbej edhe Titon në vitin 1974 në Hotel ‘Jugosllavia’. Kuptohet ai ishte me delegacionin e vet nga Kosova, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha etj. Pas lufte edhe kryetarin Ibrahim Rugova e kam shërbyer së paku dy herë. Pastaj edhe të gjithë tjerët, Thaçin e mos të flasim më për Ferizaj”, potencoi Qerimi. /RTV Dukagjini/

 

kAMARIER tito
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani shkruan historinë kuqezi, fitorja në Andorra na çon në play-off të Botërorit

22:49 / November 13, 2025

Andorra-Shqipëri, shpërthen festa. Asllani zhbllokon takimin

22:14 / November 13, 2025

U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan

22:11 / November 13, 2025

Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Ministri Gonxhja nënshkruan projektin tre-vjeçar me homologun italian

21:00 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.