Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke e kanë cilësuar Athinën e kësaj të shtunë si “Çikagon e viteve ’30”, për shkak të incidenteve të shumëfishta në rrugët e kryeqytetit që kishin si protagonist një shtetas shqiptar.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ndodhura brenda pak minutash në lagjet Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, bilanci ishte dy persona të vdekur, si dhe tre të tjerë të plagosur, mes të cilëve dy policë.

Gjithçka nisi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia. Aty janë kryqëzuar dy makina, drejtuesit e të cilave kanë debatuar ashpër dhe janë përleshur me njëri tjetrin.

Shoferi i parë doli nga makina dhe hapi zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër, i cili ndërroi jetë në spital.

Pak sekonda më vonë, pasagjeri që ndodhej në makinë me personin që u plagos ka dalë nga makina dhe në tentativë për t’u larguar është përplasur nga një automjet që kalonte, duke u plagosur lehtë.

Sipas informacioneve paraprake autori i të shtënave është me origjinë shqiptare. Pas ngjarjes ai ka braktisur makinën dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar një automjet tjetër që kalonte, duke zbritur me forcë drejtuesin dhe duke u larguar nga zona.

Duke drejtuar makinën e vjedhur me shpejtësi është nisur drejt Agioi Anargyrou, ku ka tentuar të kryejë një grabitje me armë në një pikë karburanti në zonë.

Aty ai ka braktisur makinën e vjedhur dhe ka tentuar të largohet në këmbë. Duke parë makinën e patrullës së policisë që po shkonte në vendngjarje, ai e ka ngatërruar me taksi dhe iu afrua. Në momentin që ka kuptuar se ishte policia, ai ka qëlluar mbi efektivët e policisë. Ata iu kundërpërgjigjën me armë duke e vrarë.

Dy efektivët e policisë mbetën të plagosur lehtë, nga të shtënat që morën, njëri në këmbë dhe tjetri lart në jelek antiplumb në nivelin e shpatullave.

Athine masaker shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.