Një shqiptar është arrestuar në Igumenicë, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike së bashku me një polic 41-vjeçar. Sipas mediave greke, punonjësi i policisë po transportonte me mjetin e patrullimit 100 kg kanabis.
Kolegët e tij kishin marrë informacione për ngarkesat që mbante makina e patrullës dhe i bënë shenjë të ndalonte. Po polici grek, i cili kishte dhe shqiptarin pasagjer, nuk u bind dhe vijoi më tej me shpejtësi. Më pas humbi kontrollin dhe u përplas me tre vetura të tjera të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.
Drejtuesi i mjetit shërbente në Prokurorinë e Narkotikëve në Igumenicë dhe u vu në pranga së bashku me shqiptarin, edhe ky 41 vjeç. Pas kontrollit brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis i papërpunuar me peshë totale 102 kilogram e 670 gram.
