Një 47-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë një 52-vjeçar në Romë.
Shqiptari dyshohet se ka goditur me thikë në qafë italianin Nazzareno Paolo Teti, i cili ka humbur jetën në vend.
Shkak dyshohet se është bërë krijimi i një marrëdhënieje sentimentale mes bashkëshortes së autorit dhe viktimës.
Pas krimit, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin dhe vënien para drejtësisë të shqiptarit.