Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqiptarja vlerësohet nga qeveria Italiane si shkencëtarja më e mirë: Në garë ishin vetëm 5 vajza nga e gjithë bota

10:59 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dardha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, që është lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow. Ajo ka fituar nga qeveria italiane çmimin e madh ‘Science. She says’, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ornela ka treguar se çmimi u dha nga Ministria e Puneve te Jashtme të Italisë, ku mes femrave nga e gjithë bota, u zgjodh më e mira në Ballkan.

Sakaq, ajo zbuloi se ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në La Sapienza, ndërsa doktoraturën në Bolonja.

“Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jep një femre, një vajze të re jo italiane që jeton jashtë Italisë dhe që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë. Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, dmth një për rajon dhe unë e fitova për Europën.

Rëndësia e këtij çmimi është të vendosim në vendet kryesore gratë dhe rolin e grave në shkencë dhe teknologji se zakonisht janë degë, fusha që konsiderohen mashkullore.

Unë kam vazhduar studimet në Itali, pasi vazhdova gjimnazin në Shqipëri. Kam studiuar informatikë te Universiteti Sapienza në Romë, bachelor dhe master në Romë, të dyja me lavdërime. Më vonë kam vazhduar doktoraturën te Universiteti i Bolonjës, edhe kam jetuar në total 9 vjet në Itali. Kam akoma kontakte dhe bashkëpunime me industri apo universitet në Itali, edhe pse nuk jetoj më aty”, u shpreh Ornela./abcnews.al

Ornela Dardha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.