Një brejtës u bën “zbor” zjarrfikësve. Të paktën 7 zjarrfikës janë mobilizuar në Gjermani për të shpëtuar një mi gjigant, i cili kishte ngecur në vrimat e një kapaku pusete.
Brejtësi, i cili thuhet të peshonte rreth 680 gram, u zbulua duke lëshuar klithma nga banorët e zonës përreth. Ata u munduan ta shpëtonin nga telashet, por e patën të pamundur.
Pasi tentativat e tyre dështuan, banorët thirrën zjarrfikësit të cilëve iu deshën vetëm 3 minuta për ta nxjerrë miun nga kapaku i pusetës.
Gruaja qe e zbuloi fillimisht brejtësin, u shpreh:
“Ne u përpoqëm ta çlironim vetë kafshën. Morëm doreza lëkure dhe u munduam që ta nxirrnim me kujdes nga vrima. Ishte i tmerruar, bërtiste tmerrësisht, dhe kafshonte dorezën.”