Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shtatë mijë euro bileta, tërbohen holandezët: Do të marrim edhe gjyshërit në Shqipëri

23:55 / May 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tifoze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e krijuar me biletat dhe ngatërresa me orën e shitjes mes UEFA-s dhe klubit të Fejnordit ka revoltuar jo pak tifozët e këtij të fundit që kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, janë publikuar edhe foto që një biletë për finalen e Ligës së Konferencës kap shifrat e çmendura nga 2 mijë euro kategoria më e ulet deri në 7 mijë euro kategoria e parë. Numri shumë i ulët i biletave, i përfituar nga klubi i Fejnordit, ka sjellë edhe këtë fenomen me çmimet.

Ndërkohë që pakënaqësitë nga tifozët holandezë janë tepër të mëdha, përpos faktit dhe incidentit me orarin, për çka ata mendojnë se biletat që shiteshin në faqen e UEFA-s janë blerë nga tifozët e Romës. Ky mendim i ka mobilizuar ata edhe më shumë dhe tani nuk e shohin thjesht si një finale futbolli, por si një mesazh që mund të japin për një mbështetje masive për ekipin e tyre.

Dhe kundër kujt, tifozëve romanë, që me ta kanë edhe një precedent përplasjeje në vitin 2015 në Romë, kur qindra tifozë të dehur holandezë shkatërruan bare dhe u vunë zjarrin shumë pjesëve të qytetit në përballjen mes skuadrave në Ligën e Europës më 19 shkurt 2015.

SHPËRTHIMI NË RRJETE SOCIALE – Në një postim të tyre në rrjetet sociale “Instagram” apo “Twitter”, ata bëjnë thirrje për njëritjetrin që të organizohen në masë për të udhëtuar me çdo lloj mënyre drejt Tiranës.

“Nuk arritët të merrni dot një biletë? As ne! Jo shumë e çuditshme me numrin patetik prej 3000 biletash nga UEFA = MAFIA. Mbi faktin skandaloz që UEFA komunikoi qëllimisht në kohë të gabuara në mënyrë që 8500 biletat e shitjes falas të arrijnë të gjitha te romakët. Do ta lëmë vetëm ekipin tonë në Tiranë atëherë?! Ka më shumë rrugë që të çojnë në Tiranë dhe ne duhet ta mbështesim ekipin sa më shumë. Nëse nuk arrini të siguroni një biletë, thjesht ejani në Tiranë!

Me siguri do të ketë ekrane të vendosura në qytet dhe është ende një eksperiencë e mrekullueshme të jesh prezent në qytetin e finales. Të gjithë do të sigurohemi që të jetë një udhëtim i paharrueshëm! Tashmë e dimë se kjo finale është e organizuar keq, por mos e lejoni këtë t’ju ndalojë! Kërkojini vëllait, babait, gjyshit, kushëririt të largët dhe të gjithë shokëve tuaj të vijnë së bashku. Në mungesë të fluturimeve të mira, hipni në makinë dhe rezervoni një hotel në qytetet përreth, për shembull, dhe ejani në Tiranë! Ne do t’ju tregojmë se për çfarë jemi të mirë. Ne do të kontrollojmë Tiranën!”, shkruhej në postimin e tifozëve.

BILETAT CMIMET

bileta holandezet Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj maksimalisht punën e patronazhistëve

19:50 / June 2, 2026

Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:58 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.