Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shtatzënia më shpëtoi jetën”

19:37 / May 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 22-vjeçare i shpëtoi vdekjes falë shtatzënisë. Iris Doyle nga Australia vuante nga anoreksia që prej moshës 10-vjeçare. E rritur me këtë sëmundje, e reja nuk kishte pasur cikël menstrual prej vitesh. Ajo ishte gjithnjë e dobët fizikisht, me shëndet të lig dhe gjatë gjithë kohës në gjendje ankthi.

Mjekët e Iris, të shqetësuar për shëndetin e saj, e kishin paralajmëruar se do të vdiste nëse nuk kurohej.

“Kur isha më keq se kurrë, mjekët më thanë: Nëse nuk merr ndihmën e nevojshme, do të vdesësh. Organet e mia jetësore dhe simptomat nga kequshqyerja ishin kaq të rënda sa mjekët donin të më shtronin”, tregoi 22-vjeçar për DailyMail.

Anoreksia e 22-vjeçares përkeqësohej gjithnjë e më shumë, pasi problemi i saj ishte psikologjik.

Megjithatë, vetëm pasi zbuloi se ishte shtatzënë me djalin e saj Oliver, sot 1 vjeç, mori vendimin për të bërë gjithçka kishte në dorë për t’u rikuperuar. Pasi zbuloi se ishte shtatzënë, Iris tha se ky fakt kishte qenë si një thirrje brenda vetes se duhet të bënte diçka për të jetuar.

“Shtatzënia më shpëtoi jetën. Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë eksperience e mrekullueshme ishte. Më ndihmoi që të rikuperohesha, pasi e dija që trupi im kishte nevojë për ushqim në mënyrë që bebja të ishte i shëndetshëm”.

E që prej shtatzënisë ajo mban tashmë një dietë të shëndetshme ushqimore dhe është 49 kilogramë. Ndonëse dëshiron të ketë edhe disa kilogramë më tepër, Iris ndihet sot krenare për veten.

anoreksi Australia Iris Doyle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.