Për herë të parë në Shqipëri do të kalojë një shteg malor europian.
Presidenti i “European Hiking Federation” Boris Micic në një takim zyrtar me presidentin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit bëri me dije se E6 është një nga rrugët malore europiane e cila do të hyjë në Shqipëri nga Shkodra përmes Malit të Zi dhe kilometrat e parë do të realizohen këtë vit kalendarik.
“Tashmë kemi shansin dhe mundësinë që një rrugë europiane të kalojë në Shqipëri. Disa vite më parë në një takim kemi vendosur që dy rrugë europiane të kalojnë në vendet e Ballkanit. Kemi vendosur tashmë që në Shqipëri të kalojnë rrugët E 6 dhe E 12.