Në fshatin Portëz në Fier janë parë shtëllunga të mëdha tymi të cilat kanë shkaktuar një dëm të madh në mjedis.
Nga pamjet e publikuara duken shtëllungat gjigande të tymit ndërsa banorët thonë se ato u krijuan si pasojë e djegies së disa gomave makinash.
Gomat ndodhen mes tokave bujqësore në Portëz. Akoma nuk dihet se kush është përgjegjës për këtë katastrofë mjedisore e cila do të ketë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve.
Ndërkohë zjarrfikësja ka shkuar drejt vendngjarjes për të shuar zjarrin.
