Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtëpi me 1 euro për amerikanët e mërzitur nga fitorja e Trump

16:52 / November 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1732030238xcnn l19jb21wb25lbnrzl2ltywdll2luc3rhbmnlcy9jbtnunw55mxawmdaxmmu2yxlpmxuzetlk l19jb21wb25lbnrzl2fydgljbguvaw5zdgfuy2vzl2ntm24yy3k1bzawm2kynnfwnjrxb2r0ejujpg 949
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fshati Ollolai në ishullin italian të Sardenjës po ofron mundësi për amerikanët e interesuar të zhvendosen pas fitores të Trump në zgjedhjet presidenciale. Ky fshat malor, i njohur për bukuritë natyrore dhe traditat e pasura, ka parë një rënie të ndjeshme të popullsisë nga 2,250 banorë një shekull më parë në rreth 1,150 sot.

Ollolai ofron tri opsione strehimi: shtëpi falas për nomadë digjitalë, banesa të braktisura për vetëm 1 euro që kërkojnë rinovim dhe shtëpi gati për banim me çmime deri në 100 000 euro. Amerikanët kanë prioritet në këtë iniciativë, me një proces të përshpejtuar dhe mbështetje të plotë nga një ekip i posaçëm që ndihmon me procedurat dhe rinovimin.

Fshati ka nisur një faqe interneti të dedikuar për të promovuar këto mundësi, duke tërhequr tashmë mbi 38,000 kërkesa, kryesisht nga SHBA. Sipas kryetarit të bashkisë, Francesco Columbu, Ollolai synon të krijojë një “parajsë evropiane” për amerikanët që kërkojnë një mënyrë më të thjeshtë jetese larg politikës globale.

Fshati është ideal për ata që dëshirojnë të jetojnë në harmoni me natyrën, me ajër të pastër dhe pamje të mrekullueshme. Përpjekjet për rigjallërim nuk kanë qenë aq të suksesshme sa pritej. Që nga viti 2018, vetëm 10 shtëpi prej 1 euro janë shitur dhe rinovuar. Kryetari Columbu shpreson se interesi i amerikanëve do të sjellë një kthesë pozitive për komunitetin e tij.

Fshati Ollolai trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompania detare: Vetëm 14 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit, rritje e lehtë nga fundjava

19:17 / August 12, 2026

Angli, ndalohen syzet inteligjente Meta në gjykata

17:18 / August 12, 2026

BE jep 2 milionë euro ndihmë për Kolumbinë pas tërmetit 7.4 ballë

14:33 / August 12, 2026

Përplasje në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ndërpret konferencën pas ndërhyrjes së deputetëve

14:29 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.