Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtëpi vetëm 1 euro?! Mund të bëheni pjesë e ankandit ‘të çmendur’ në jug të Italisë

16:31 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti sicilian, Sambuca, ka vënë shtëpitë, e pabanuara, në shitje për 1 euro secila. Këshilli vendor i Sambuca, miratoi një strategji në janar, e  cila u bë ‘’modë’’ në jug të Italisë, duke shitur shtëpitë e braktisura, për këdo që dëshiron të hyjë në një ankand, i cili fillonte nga 1 euro për shtëpi.

Qindra njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Dubai, Panama dhe Rusi kishin mbërritur në Sambuca, për të vizituar pronat. Ndërkohë, telefonat e zyrave të këshillit nuk ndaluan së rëni, për javë të tëra.


Vetëm 1 ditë pas njoftimit, kryetari ka deklaruar shitjen e 16 shtëpive të para, ku shtëpia më e lirë u shit për 1,000 euro ndërsa ajo më e shtrenjta për 25,000 euro.  Ndër pronarët e rinj janë familje britanike, ruse, kiliane dhe izraelite.

Sambuca, është një vend i cili gjendet brenda një rezervati natyre të rrethuar nga pyje dhe male, dhe deri tani ka rreth 5.000 banorë. Rënia filloi kur punëtorët e fermave u detyruan të largohen pas industrializimit të sektorit bujqësor. Në janar 1968, një tërmet goditi luginën Belice, në jug-perëndim të Sicilisë, duke vrarë 231 njerëz, duke plagosur më shumë se 1,000 dhe duke lënë 100,000 të pastrehë. Katër qytete u rrafshuan tërësisht dhe të tjerë, si Sambuca, pësuan dëme të tmerrshme, duke shkaktuar që më shumë familje të braktisnin shtëpitë e tyre.

Fshatrat e tjerë italianë, në rrezik për t’u bërë qytete fantazmë, kanë tentuar të njëjtën strategji për të shmangur këtë fenomen, duke bërë gjithçka që duhet për të mbijetuar, edhe nëse kjo do të kërkonte shitjen e shtëpive të tyre me çmimin e një kafeje.

ankand
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.