Shtëpia e Bardhë ka anuluar një urdhër që autorizon ngrirjen federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe kredi. Është e paqartë se çfarë e ka nxitur kthesën e dukshme.
Ushtruesi i detyrës së kreut të zyrës së buxhetit të Shtëpisë së Bardhë kishte udhëzuar agjencitë që të ndalonin përkohësisht të gjitha aktivitetet që lidhen me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale.
Zyra tha se masa kishte për qëllim t’i jepte kohë administratës së re për të vlerësuar se cilat grante dhe kredi ishin në përputhje me axhendën e tyre. Urdhri shkaktoi konfuzion të gjerë se cilat agjenci dhe programe do të ndikoheshin.