Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtëpia e Bardhë deklaron se sekretari i Mbrojtjes Austin ka nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor

19:35 / January 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01000000 0aff 0242 02a6 08dc116b81b7 w1023 r1 s 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të dielën se mjekët e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin mendojnë se ai mund të ketë nevojë për kujdes shëndetësor të mëtejshëm.

“Do ta shohim se kur mund të dalë nga spitali, por mjekët mendojnë se ai vazhdon të ketë nevojë për kujdes mjekësor, përfshirë terapi fizike,” tha zoti Kirby në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS.

Zoti Kirby tha se presidenti Joe Biden dhe zoti Austin “janë në komunikim të rregullt” dhe se sekretari është “i angazhuar në mënyrë aktive” nga spitali.

Zoti Austin vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe është në gjendje të mirë, tha Pentagoni të dielën, duke shtuar se ende nuk ka një datë për daljen e tij.

Sekretari i Mbrojtjes, 70 vjeç, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” në Merilend më 22 dhjetor për t’u trajtuar për kancer të prostatës.

Ai u rikthye në spital më 1 janar për shkak të komplikimeve, përfshirë një infeksion të rrugëve urinare.

Zoti Biden tha të premten se ka besim te sekretari Austin, pavarësisht se ai e pranoi që zoti Austin kishte gabuar që e kishte mbajtur të fshehtë shtrimin në spital.

Shtëpia e Bardhë u kap në befasi kur mësoi për shtrimin e zotit Austin në spital dhe fakti që ai e mbajti të fshehtë një gjë të tillë, u kritikua nga ligjvënësit./ VOA

austin shtepia e bardhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.