Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë

20:00 / March 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pentagoni tha se në pamjet e publikuara të enjten shihet avioni rus “Su-27” teksa i afrohet dronit amerikan “MQ-9 Reaper”, duke hedhur karburant për të verbuar kamerën e tij.

Zyrtarët amerikanë thanë se ai ose një tjetër avion luftarak rus u afrua sërish, duke dëmtuar helikën e dronit, një veprim që detyroi Uashingtonin ta rrëzonte dronin në ujërat ndërkombëtare.

“Nuk është e pazakontë që ne të publikojmë pamje të incidenteve dhe veprimeve të rrezikshme dhe joprofesionale. Kemi bërë kështu edhe në të kaluarën. Veçanërisht në këtë rast, duke pasur parasysh sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme, për të demonstruar publikisht se si vepruan rusët, vlerësuam se ishte e rëndësishme të publikonim pamjet”, tha Gjenerali Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

Shtetet e Bashkuara thanë se një dron si ky po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, pranë brigjeve të Ukrainës, një pretendim që Moska e kundërshton.

“Ata injoruan tërësisht faktin se pas fillimit të operacionit special ushtarak, ushtria jonë ka shpallur zona të caktuara të Detit të Zi pranë bregut, si zona me qasje të kufizuar për çdo mjet ajror”, tha Sergey Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Moska gjithashtu mohoi akuzat se avioni i saj dëmtoi helikën e dronit. Kremlini tha se do të përpiqet të gjejë mbetjet e tij dhe se do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo provokimi të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë thotë se ka për qëllim uljen e tensioneve.

“Ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë. Prandaj ruajmë linja të drejtpëdrejta komunikimi, për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit. Pra, ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë”, tha Karine Jean-Pieirre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ngatërresat midis avionëve rusë dhe atyre të NATO-s pranë brigjeve të Ukrainës në Detin e Zi janë diçka e zakonshme, por rrëzimi i dronit amerikan ngriti shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm midis dy superfuqive bërthamore, që kanë mospajtime të thella mbi Ukrainën.

“Fakti që ne po operonim një dron që mbase po siguronte informacione për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës në luftë, a na bën kjo një pjesëmarrës indirekt, apo të drejtpërdrejtë në luftë? Kjo është e paqartë. Mendoj se të dyja palët janë në një zonë gri dhe dhe ne po negociojnë përmes këtyre incidenteve, për të kuptuar kufijtë e asaj që rusët e konsiderojnë të pranueshme dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të shprehur mospajtimin e tyre”, thotë Kelly Grieco nga qendra Stimson.

Ajo shton se forcat ruse kanë reaguar ashpër në disa zona konflikti, duke përfshirë Ukrainën dhe Sirinë.

Megjithatë, Kremlini duket se heziton të sfidojë me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Bdien vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të kërkojë përfshirjen e forcave amerikane në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë./ Voa

rusi ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.