Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtëpia e Bardhë paditet nga një organizatë për ndërtimin e sallës së re

21:20 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba Screenshot 2025 12 12 210319
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një organizatë jofitimprurëse e ngarkuar nga Kongresi i SHBA-ve për të ndihmuar në ruajtjen e vendeve historike ka paditur Shtëpinë e Bardhë për të ndaluar ndërtimin e sallës së re të Presidentit Donald Trump.

National Trust for Historic Preservation ngriti padinë të premten, duke argumentuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka kërkuar shqyrtime të nevojshme para se të shkatërronte Krahun Lindor historik në tetor.

“Asnjë president nuk ka të drejtë ligjore të shembë pjesë të Shtëpisë së Bardhë pa ndonjë shqyrtim, as Presidenti Trump, as ish-presidenti Joe Biden, dhe as kushdo tjetër” thuhet në padi.

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur projektin një “shtesë shumë të nevojshme”. Kjo padi përfaqëson sfidën e parë të madhe ligjore ndaj projektit të sallës.

Organizata po kërkon nga një gjykatë federale në Uashington DC të ndalojë ndërtimin e shtesës deri sa Shtëpia e Bardhë “të përmbushë ligjin duke kaluar nëpër proceset e shqyrtimit të kërkuara ligjërisht” duke përfshirë edhe një periudhë për komente publike.

“Shtëpia e Bardhë është ndoshta ndërtimi më evokues në vendin tonë dhe një simbol i njohur globalisht i idealeve tona amerikane”, tha Carol Quillen, Presidente e National Trust for Historic Preservation, një organizatë jofitimprurëse e krijuar në 1949 me një kartë kongresuale.

Grupi tha se u “detyrua” të shkonte në gjykatë pasi Shtëpia e Bardhë injoroi shqetësimet që ai ngriti në tetor.

Në padinë, grupi argumenton se Shtëpia e Bardhë ka shkelur ligjin duke filluar ndërtimin pa dorëzuar planet te Komisioni i Planifikimit të Kryeqytetit, duke mos kërkuar një vlerësim mjedisor të projektit dhe duke refuzuar të kërkojë autorizim nga Kongresi.

Padia gjithashtu pretendon se Trump po shkel Kushtetutën e SHBA-ve, “e cila rezervon për Kongresin të drejtën për të disponuar dhe vendosur rregulla mbi pronat që i përkasin Shteteve të Bashkuara”.

Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë që iu përgjigj padisë, tha të premten se “Presidenti Trump ka autoritet të plotë ligjor për të modernizuar, rinovuar dhe zbukuruar Shtëpinë e Bardhë, ashtu si të gjithë paraardhësit e tij e kanë bërë”.

Krahut Lindor iu bë prishje në tetor për të hapur rrugë për sallën shumë-milionëshe të Trumpit, e cila sipas tij financohet nga donatorë privatë.

Që atëherë, plani i propozuar është zgjeruar nga një sallë me kapacitet 500 vetë në një hapësirë që mund të presë 1,350 të ftuar.

bardhe ndertimi organizate paditet Shtepia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.