Kuvendi kërkon që të dëgjojë në një seancë Dick Marty për të sqaruar akuzat e ngritura në raportin e tij për shtëpinë e verdhë dhe krimet e luftës të UÇK si dhe të shpjegojë se kush e ka ndihmuar në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së disa deputetëvë, kryetari Ulsi Manja ishte më realist, pasi u shpreh se ky Komision i Posaçëm nuk ka juridiksion jashtë vendit.
Deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë që të ftohet në një seancë dëgjimore Dick Marty për të hedhur dritë sipas tyre për të gjitha çështjet e ngritura në raportin e tij.
Kjo kërkesë u pa me skepticizëm nga ana e kryetarit të Komisionit të Posaçëm, Ulsi Manja, me argumentin se nuk ky Komision nuk ka juridiksion jashtë Shqipërisë.
Murrizi: Dick Marty të jetë në një situatë dëgjimore. Ku e ka gjetur shtëpinë e verdhë, ku i gjeti ato që ka shkruajtur në libra, në raport. Hoze Pablo, jo ai në filma, të vijë dhe të marrë përkthyes atë që ka pasur në atë kohë që sot është dhe në funksion.
Manja: Është jashtë juridiksionit dhe kompetencës tonë për të pasur në seanca dëgjimore shtetas të huaj.
Gjithashtu pakica në këtë Komision kërkon që pjesë e seanca dëgjimore të jenë edhe funksionarët e shtetit shqiptar përgjatë viteve 1998, 1999 dhe 2000.
Murrizi: Nga ish-kryeministri Majko, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ish-ministri i Brendshëm, shefi i Shtabit të Ushtrisë që ka qenë në atë kohë.
Por mazhoranca mendon se pasi të marrin informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm nga Ministritë e Brendshme, të Jashtme, të Drejtësisë, SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Gjithashtu deputetët e lanë të hapur mundësinë edhe t’u drejtohen institucioneve homologe jashtë vendit për të gjitha hetimet dhe procedurat e kryera gjatë 2012 në vendin tonë mbi raportin e Dick Marty.