Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Shtëpia e verdhë’ / Kuvendi kërkon Dick Marty në seancë dëgjimore, Ulsi Manja ia pret shkurt Murrizit dhe deputetëve

16:28 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi kërkon që të dëgjojë në një seancë Dick Marty për të sqaruar akuzat e ngritura në raportin e tij për shtëpinë e verdhë dhe krimet e luftës të UÇK si dhe të shpjegojë se kush e ka ndihmuar në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së disa deputetëvë, kryetari Ulsi Manja ishte më realist, pasi u shpreh se ky Komision i Posaçëm nuk ka juridiksion jashtë vendit.

Deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë që të ftohet në një seancë dëgjimore Dick Marty për të hedhur dritë sipas tyre për të gjitha çështjet e ngritura në raportin e tij.

Kjo kërkesë u pa me skepticizëm nga ana e kryetarit të Komisionit të Posaçëm, Ulsi Manja, me argumentin se nuk ky Komision nuk ka juridiksion jashtë Shqipërisë.

Murrizi: Dick Marty të jetë në një situatë dëgjimore. Ku e ka gjetur shtëpinë e verdhë, ku i gjeti ato që ka shkruajtur në libra, në raport. Hoze Pablo, jo ai në filma, të vijë dhe të marrë përkthyes atë që ka pasur në atë kohë që sot është dhe në funksion.

Manja: Është jashtë juridiksionit dhe kompetencës tonë për të pasur në seanca dëgjimore shtetas të huaj.

Gjithashtu pakica në këtë Komision kërkon që pjesë e seanca dëgjimore të jenë edhe funksionarët e shtetit shqiptar përgjatë viteve 1998, 1999 dhe 2000.

Murrizi: Nga ish-kryeministri Majko, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ish-ministri i Brendshëm, shefi i Shtabit të Ushtrisë që ka qenë në atë kohë.

Por mazhoranca mendon se pasi të marrin informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm nga Ministritë e Brendshme, të Jashtme, të Drejtësisë, SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Gjithashtu deputetët e lanë të hapur mundësinë edhe t’u drejtohen institucioneve homologe jashtë vendit për të gjitha hetimet dhe procedurat e kryera gjatë 2012 në vendin tonë mbi raportin e Dick Marty.

seancë dëgjimore ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.